Ti ke forcë t’a ndryshosh botën… ti mundesh!

Shkrim për InfoShqip.com nga MSc. Donika Bakiu

“Femrat janë lidere në çdo aspekt-si një drejtore që drejton një kompani fitimprurëse ashtu edhe një shtëpiake që rrit fëmijët dhe kujdeset për shtëpinë. Vendi ynë është krijuar nga femra të forta dhe ne do vazhdojmë të thyejmë barriera dhe të sfidojmë stereotipe.”- Nancy Pelosi, drejtuese e një prej dhomave të Kongresit amerikan

Të drejtat e grave janë të drejtat e pretenduara për gratë dhe vajzat në të gjithë botën dhe formuan bazën për lëvizjen e të drejtave të grave në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe lëvizjen feministe gjatë shekullit të 20-të. Në disa vende, këto të drejta janë të institucionalizuara ose të mbështetura me ligj, me porosi lokale dhe me sjellje, ndërsa në të tjerat ata injorohen dhe shtypen. Ato ndryshojnë nga nocione më të gjera të të drejtave të njeriut nëpërmjet pretendimeve të një paragjykimi të pandarë historik dhe tradicional kundër ushtrimit të të drejtave nga gratë dhe vajzat, në favor të burrave dhe djemve. Çështjet që zakonisht lidhen me nocionet e të drejtave të grave përfshijnë, megjithëse nuk janë të kufizuara, të drejtën: të integritetit trupor dhe autonomisë; të lirohen nga dhuna seksuale; për te votuar; të mbajë poste publike; të hyjë në kontrata ligjore; të ketë të drejta të barabarta në ligjin e familjes; te punosh; për paga të barabarta ose pagesë të barabartë; të kenë të drejta riprodhuese; të pronës vetanake; në arsim. Edhe pse kurrë më parë në vendin tonë nuk ka pasur numër kaq të madh femrash ( vajza e gra , zonja e zonjusha ) me diploma , magjistratura e doktoratura dhe kurrë më parë ndikimi i tyre në shoqëri nuk ka qenë më i vogël se sot .

Çfarë po ndodh ?! Mund të themi se mungon gadishmëria për të ‘’ luftuar ‘’. Femrat nuk janë të fuqshme po aq sa meshkujt ?! Jam e bindur se duhet dhe fuquzimi i gruas . Si fuqizohet një grua ? Gruaja fuqizohet jo vetëm duke fituar një pagë në arsim dhe duke organizuar ekskursione pa burra për 8 Marsin kurse ditët tjera … , e ndjejnë veten të festojnë vetëm një herë në vit kurse në shumë vende të Botës gratë janë në protesta .Gruaja fuqizohet duke mbajtur poste drejtuese të rëndësishme në vendimmarrje, duke mbajtur përgjegjësi dhe dhënë llogari, si dhe duke u paguar, sipas meritës jo më pak se një mashkull Nuk duhet të lejojmë të thonë ‘’ajo është femër ‘’ ose ‘’femra është vetëm për dekor ‘’. Gratë që janë në politikë nuk duhet të presin lëmoshë! Ato së pari kanë detyrë të promovojnë veten edhe të tjerat , nuk duhet të zënë një karige në parlamet dhe të mos e marrin fjalën kurrë . Femrat nuk janë vetëm për dekor ato munden shumë e më shumë . Një erë e re duhet të filloj të fryjë në favor të tyre – po shpresoj që kjo erë shume shpejt do të preke gjithë gratë shqiptare. Gratë duhet të fillojnë të bëhen më të vetëdijshme për forcën e tyre dhe vendin që meritojnë në shoqëri.

STOP FEMRAVE QË PRESIN LËMOSHË DHE SHËRBEJNË VETËM SI DEKOR ! Femra nuk është vetëm për dekor!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu