Tifozët rusë tmerrojnë italianët, frikë për trazira në sfidën e Championsit

Sot do të luhet takimi mes Romës dhe CSKA-së së Moskës, i vlefshëm për grupet e Ligës së Kampionëve.

Për të mbështetur skuadrën ruse, në kryeqytetin italian kanë mbërritur diku te 1500 tifozë mes të cilëve ka edhe shumë huliganë që shpesh herë kanë shkaktuar trazira në stadiumet ku kanë qenë prezentë.

Për të evituar incidentet si brenda, ashtu edhe jashtë stadiumit, forcat e rendit në Itali, kanë marrë masa ekstreme.

Grupimi ultras i rusëve, do të grumbullohet në një pikë të caktuar dhe drejt stadiumit do të shkojnë të shoqëruar nga policia italiane.

Gjithashtu, edhe pijet ose ushqimet të cilat janë në qelq, nuk lejohet të shiten në ambiente publike ditën e sotme.

Edhe në stadium, pritet të ketë një numër të madh stjuartësh të cilët do të ruajnë qetësinë, ku pritet që të pranishëm të jenë rreth 42 mijë tifozë në total.

Natyrisht, shkak për këto masa janë bërë incidentet që grupet e tilla kanë shkaktuar ndër vite në qytete të ndryshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu