Trajneri i njohur slloven me prejardhje shqiptare Memi Becirovic, ka qenë protagonist i një incidenti të rrallë. Pamjet tregojnë se si një tifoz kinez po ofendonte një Lance Stephensonin, ish lojtarin e ligës NBA, tani pjesë e ekipit te Becirovicit dhe si gruaja e trajnerit i kërkon tifozit të ndalet.
Ajo që ndodhi më pas ishte një skenë e pahijshme kur tifozi fillimisht ofendoi dhe me pas shtyu gruan e trajnerit. Kjo mjaftoi që Becirovicit, ti “këputet filmi” dh të shkojë të përballet fizikisht me tifozin e pasjellshëm.
Për fat të mirë, përleshja fizike dhe incidenti i madh u shmang, por tifozi e mori mesazhin se me gruan e Becirovicit nuk është mirë të ketë punë tash e tutje.
VIDEO:










