Maqedonia e Veriut zbatoi reforma të shumta, nga të cilat disa ishin me të vërtetë edhe të dhimbshme. Prandaj, konsiderojmë se Maqedonia e Veriut meriton çeljen e bisedimeve sa më shpejtë që të jetë e mundur. Do të donim që kjo të ndodhë madje gjatë presidencës portugeze – të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, respektivisht fillimi formal i bisedimeve aderuese, deklaroi në intervistën për MIA-n ambasadorja e Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, Nives Tiganj.
Tiganj për MIA-n shprehet se Kroacia e nxitë dhe mbështetë dialogun mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për gjetjen e zgjidhjes. Ajo shton se nevojitet edhe vazhdimi i procesit reformues, me konsensus të të gjitha forcave politike në shtet.
“Kjo është shumë e rëndësishme, qasja e tillë e konfirmon përkushtimin e vendit tuaj për qëllimin tuaj strategjik, e ky është anëtarësim në Bashkimin Evropian. Edhe Kroacia kishte pengesë bilaterale në rrugën e sak eurointegruese, kështu që më duhet të them se absolutisht kishim një konsensus politik, të gjitha subjektet politike në shtet kanë qëllim të qartë dhe përcaktim të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, shprehet ambasadorja kroate në intervistë.
Ambasadorja kroate Tiganj, nënvizon edhe se perspektiva evropiane e rajonit është i padiskutueshëm dhe se BE-ja është e përkushtuar ndaj politikës së zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.
Kroacia më 30 maj shënon Ditën e shtetësisë. Me çfarë aktivitetesh do të shënohet kjo ditë në vend, duke marrë parasysh se ende zgjatë pandemia?
“Më 30 maj Kroacia shënon Ditën e saj të shtetësisë. Në këtë ditë në vitin 1990 është vendosur Kuvendi kroat, Parlamenti shumëpartiak. Fatkeqësisht, as sivjet për shkak të pandemisë dhe masave epidemiologjike nuk jemi në gjendje të festojmë Ditën tonë të shtetësisë me praninë e zakonshme diplomatike. Vitin e kaluar i vizituam spitalet, personelin mjekësor që është në linjën e parë të mbrojtjes nga sëmundja Kovid-19, ndërsa sivjet vendosëm të shënojmë Ditën tonë të shtetësisë me vizitë në Shtëpinë për fëmijë pa prindër “11 Tetor”. Ky do të jetë aksion i përbashkët i Qeverisë kroate dhe Biznes-klubit kroat, ku me donacione të rastit do të mbështesim personelin e shtëpisë, por edhe do t’u përcjellim porosi fëmijëve se nuk janë vetë dhe se nuk janë të harruar.”
Kroacia është mbështetëse e fuqishme e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut dhe ofron mbështetje të vazhdueshme politike për çeljen e bisedimeve me BE-në. Presidenti Zoran Millanoviq në Samiti Bërdo-Brioni shprehu mbështetjen më të hapur për vendin. A konsideroni se kjo duhet të jetë pengesë ose parakusht për fillimin e bisedimeve, meqë Shkupi deri tani i përmbushi të gjitha kushtet që i kërkoi BE-ja?
Republika e Kroacisë në përgjithësi e mbështetë procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut zbatoi shumë reforma, prej të cilave disa ishin me të vërtetë edhe të dhimbshme. Prandaj konsiderojmë se Maqedonia e Veriut meriton çeljen e bisedimeve sa më shpejtë që të jetë e mundur. Presim që kjo të ndodhë. Do të donim që kjo të ndodhë madje gjatë presidencës portugeze, të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, gjegjësisht fillimi formal i bisedimeve aderuese.
Kroacia pret, e nxitë dhe e mbështetë vazhdimin e dialogut me fqinjin tuaj lindor Bullgarinë, në mënyrë që të arrihet zgjidhje kompromisi. Gjithashtu, nxisim dhe vazhdojmë me të gjitha proceset reformuese, me konsensus të të gjitha forcave politike në shtet. Kjo është shumë e rëndësishme meqë qasja e tillë e vërteton përkushtimin e vendit tonë për qëllimin tuaj strategjik, e ky është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Kroacia u përball me problem bilateral në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE me Slloveninë, çfarë rekomandime do të jepni lidhur me këtë çështje?
“Po, edhe Kroacia kishte pengesë bilaterale në rrugën e saj të eurointegrimeve, kështu që më duhet të them se absolutisht kishim një konsensus politik, të gjitha subjektet politike në shtet kishin qëllim të qartë dhe përcaktimin e qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropiane dhe pikërisht ky qëllim na dha fuqi që t’i përkushtoheni dialogut dhe arritjes së zgjidhjes kompromise, dhe në këtë mënyrë më 1 korrik të vitit 2013 u bëmë anëtare e Bashkimit Evropian. Pra, është me rëndësi, dhe kjo është porosia edhe ndaj Maqedonisë së Veriut, që të ketë qëllim të qartë, t’i përkushtoheni dialogut dhe të bëhen përpjekje që ky qëllim të realizohet.”
Presidenca portugeze doli me propozim dhe bëri përpjekje të fuqishme që Maqedonia e Veriut t’i fillojë bisedimet deri në fund të qershorit. Nëse BE-ja nuk realizon, gjegjësisht nuk mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë dhe Shqipërinë, çfarë porosie do t’i dërgohet gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe çfarë do të jetë atëherë kredibiliteti i Bashkimit në rajon.
Unë do të isha fokusuar në aktivitetet e tanishme, në atë që është duke ndodhur, nuk do të kisha menduar për disa pasoja negative, e as çfarë do të ishte nëse do të ishte. Ajo që është tani, më duhet ta them, ky është fakt, se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është e padiskutueshme. Do të përkujtoj vetëm në kohën kur Kroacia kryesonte Këshillin e BE-së, kur realizuam vendim përkundër pandemisë, kur realizuam vendimin për çeljen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Do të përkujtoj në angazhimin e fuqishëm të presidencës gjermane, e edhe tani, siç e cekët edhe vetë, presidenca portugeze e Këshillit të BE-së. Dokumenti që javën e kaluar u prezantua në Shkup dhe në Sofje, pikërisht me qëllim të arritjes së zgjidhjes në kontestin mes vendit tuaj dhe Bullgarisë dhe me qëllim të zhbllokimit të rrugës evropiane të Maqedonisë. Këto janë hapa konkrete, aktivitete konkrete të Bashkimit Evropian dhe qëllim krejtësisht i qartë i përkushtimit të Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, respektivisht ndaj politikës së zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.
Tashmë e përmendët mbështetjen e Kroacisë për Maqedoninë e Veriut në eurointegrimet, a mund të na tregoni më shumë detaje për shkëmbimin e përvojës në procesin e bisedimeve, çfarë projektesh zbatoni në këtë plan?
“Përveç mbështetjes së fuqishme politike, Kroacia u jep mbështetje të fuqishme teknike institucioneve të Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitura në procesin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Ne kur u bëmë anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian, pra, kur e përfunduam punën tonë të bisedimeve, vendosëm që të gjitha njohuritë, përvojat, studimet dhe ekspertizat tona t’i vendosim në një vend, t’i ruajmë, respektivisht t’i aktivizojmë në mënyrë që t’i ndajmë me të gjitha vendet e Evropës Juglindore në procesin e tyre të aderimit. Njëherësh, ky është edhe përcaktimi ynë i qartë dhe dëshmi se sa jemi të përkushtuar dhe sa i mbështesim të gjitha vendet e rajonit në procesin e tyre të aderimit.”
Kështu që, këtë e bëjmë përmes instrumenteve të ndryshme, kryesisht përmes tuining-projekteve dhe më duhet të them se në Maqedoninë e Veriut me 14 tuining-projekte, sa jemi duke zbatuar, prej të cilave disa kanë mbaruar, e disa ende jemi duke i zbatuar, kjo shifër na konfirmon se jemi shteti anëtar më aktiv në ofrimin e ndihmës teknike për institucionet e Maqedonisë së Veriut.
Kroacia dhe Maqedonia e Veriut vitin e ardhshëm shënojnë 30 vite nga vendosja e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve. Si i vlerësoni marrëdhëniet bilaterale, a ka mundësi për forcimin e bashkëpunimit ekonomik?
Marrëdhëniet bilaterale të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë janë tradicionalisht të mira, miqësore dhe gjithmonë ekzistojnë mundësi për avancimin e atyre marrëdhënieve, veçanërisht kur flasim për ekonominë. Pikërisht për këtë arsye Ambasada kroate e vendosi dhe inicioi Biznes-klubin kroat, në mënyrë që të nxitet ai shkëmbim i tregjeve mes dy vendeve. Më duhet të them se është evident interesi i ndërmarrjeve kroate për plasmanin e produkteve të tyre në tregun maqedonas, por nga ana tjetër edhe interesi i kompanive maqedonase për plasmanin e produkteve të tyre në tregun kroat, kështu që përfundimisht ekziston fluktuim dhe interes, dhe kjo është diçka në të cilën duhet ta punojmë medoemos.
Mirëpo, përkundër kësaj fushe të bashkëpunimit, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut për shembull kanë mundësi të jashtëzakonshme për bashkëpunim edhe në turizmin, pra të dyja vendet kanë se çfarë të prezantojnë, kështu që edhe në këtë fushë ekziston mundësia për ta avancuar bashkëpunimin tonë, në kulturë, arsim dhe shëndetësi…Me të vërtetë një spektër i gjerë i fushave të bashkëpunimit ku të dyja shtetet mund të punojnë dhe besoj se edhe vizita e radhës e Presidentit Pendarovski në Zagreb me siguri do të jetë mundësi e shkëlqyer për të shqyrtuar dhe përkufizuar avancimin e bashkëpunimit tonë të mëtejshëm bilateral.
Si e vlerësoni respektimin e të drejtave të minoritetit maqedonas në Kroaci, dhe atij kroat në Maqedoninë e Veriut, dhe çfarë ndërmerret për avancimin e të drejtave të minoriteteve maqedonase dhe kroate në të dyja shtetet?
Minoriteti kombëtar kroat, respektivisht bashkësia kroate në Maqedoninë e Veriut dhe ajo maqedonase në Kroaci janë segment i rëndësishëm dhe do të thosha pasuri e marrëdhënieve tona bilaterale. Unë gjithsesi më duhet t’i lëvdoj përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për atë që e bëjnë në mënyrë që të përmirësohet gjendja e bashkësisë kroate në Maqedoninë e Veriut, ato përpjekje janë evidente.
Gjithashtu, kemi bashkëpunim intensiv me përfaqësues kompetentë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në këtë plan, dhe ajo që e presim dhe shpresoj se masat epidemiologjike do ta lejojnë, sa më shpejtë të vazhdojmë të punojmë, respektivisht të zbatojmë Marrëveshjen për mbrojtje të ndërsjellë të minoriteteve kombëtare, ndërsa kjo është që përmes mbajtjes së komitetit të përzier ndërqeveritare të konstatojmë se çfarë është bërë deri tani, dhe t’i përkufizojmë drejtimet e mëtejshme të punës.






