Tiketat e regjistrimit të veturave shkojnë në “histori” (VIDEO)

Shoferët nuk do të jenë të obliguar tani e tutje të paguajnë për tiketat e regjistrimit të veturës të cilat vendoseshin në dritaren e përparme. Ministria e Brendshme e brendshme ka konstatuar se një tiketë e tillë përbën harxhime shtesë për qytetarët dhe në të njëjtën kohë nuk i ndihmon shërbyesit policorë që ta evidentojnë nëse vetura është ose jo e regjistruar. Për këtë vendim janë informuar të gjitha Qendrat e Kontrolleve Teknike.

Lidhur me emrin e ri kushtetues, deri në përgatitjen e targave të reja, në pikat kufitare shoferëve do t’i jepen tiketa të kaltra në të cilat shkruan “NMK”.

Targat me tiketat “NMK” do të mund të shfrytëzohen deri në regjistrimin e radhës. Ministria e Brendshme akoma nuk ka sjell vendim nëse targat e reja do të paguhet gjatë regjistrimit apo do të jepen falas duke i kthyer të vjetrat. Aktualisht, çmimi i targave të reja dhe lejes së qarkullimit arrin afër 1500 denarë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu