Timonie: Mos u bëni skizofrenë, të zgjidhet kriza në Maqedoni

Ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonie, gjatë një interviste për “TV24”, tha se zgjidhja e krizës politike në Maqedoni duhet të gjendet në Kuvend, si dhe i ka bërë thirrje politikanëve të marrin përsipër përgjegjësitë.

“Kjo bllokadë mund të tejkalohet vetëm në Kuvend sepse Kuvendi është vendi ku duhet të bisedohet më thellësisht për interesat fondamentale dhe mund të ftojmë vetëm në ndjenjë të përgjegjësisë te partitë më të mëdha politike që të mund ata vetë ta tejkalojnë këtë prag republikan në bazë të së cilit ndërtohet një komb i madh i cili përparon.

Nuk mund të sillemi në mënyrë skizofrenike duke folur se duam integrim euroatlantik, dhe nga ana tjetër të themi se Kushtetuta është një lloj tregtie dhe secili zgjedh çfarë i konvenon.

Ky është konstatim të cilin ne e bëjmë, por megjithatë thellë në vete veçanërisht si francez konsiderojmë se maqedonasit janë ata të cilët duhet bashkërisht të gjejnë zgjidhje”, tha Timonie. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu