Përshtypja është se procesi i zbatimit të Marrëveshjes së Prespës në Maqedoni ka përfunduar. Procesi mbetet për t’u zgjidhur në Parlamentin grek. Nuk ka plan rezervë për Marrëveshjen e Prespës, përveç se të gjendemi të bllokuar siç kemi qenë më parë gjë që i kushtoi shumë shtrenjtë Maqedonisë, tha ambasadori francez Kristian Timonie në një intervistë për MIA-n.
“Nuk mendoj se duhet të futemi në një hipotezë të tillë, sepse, sipas mendimit tim, nuk ka asnjë plan rezervë, përveç se të gjejmë veten të bllokuar siç ishim më parë gjë që i kushtoi shumë Maqedonisë, por që nuk i kushtoi asgjë palës greke, e cila nga ana tjetër i ka problemet e saj të brendshme. Ky do të ishte një problem veçanërisht i madh për Maqedoninë”, thotë Timonie.
Sipas tij alternativa tjetër është që të mbetemi të paralizuar në rrugën drejt BE-së, që përbën një rrezik të madh.
Lidhur me atë se çfarë do të ndodhë nëse Marrëveshja nuk kalon në Parlamentin grek Timonie nuk do të mendojë lidhur kësaj teze duke qenë i bindur se të dyja parlamentet do të arrijnë që të shfrytëzojnë këtë moment historik.
Sa i përket reformave, është decid se ky është një proces serioz që kërkon përfshirjen dhe një parlament funksional që do të funksiononte në nivelin e një Parlamenti Evropian, në të cilin ka vetëdije dhe unifikim mbi interesin shtetëror që do të çonte në unitet edhe në shoqëri në zbatimin e reformave.
Diplomati francez në intervistën që gjatë ditës MIA do ta publikojë në tërësi fokusohet edhe në gjendje aktuale në Francë me protestën e “Jelekëve të Verdhë dhe përgjigjen e kreut të shtetit francez Emanuel Makron.










