Si rrallëherë sot Tirana është veshur nga një petk i bardhë që ka gëzuar cdo qytetar, të vogël apo të madh.
Shumë prej tyre kanë dalë jashtë ta shijojnë këtë bukuri magjepsëse ndërkohë që disa kanë preferuar ta vështrojnë nga dritaret e shtëpive apo lokaleve, duke fiksuar nën syrin e kameras panoramën magjike.
Duket sikur zhurma e Tiranës, është qetësuar nga ritmi i ëmbël i bardhësisë.
Si ditë e martë, njerëzit s’e kanë ndalur punën edhe pse s’duket aspak si një ditë e zakonshme duke i shtuar ditës monotone një ritëm emocionues.
Tregtarëve u janë mbuluar produktet nga bardhësia ndërkohë që vitrinat e dyqaneve luksoze të kryeqytetit duken si kartolina të mrekullueshme nga Poli i Veriut.
Për me tepër mund të shihni galerinë që shoqëron këtë lajm. /albeu











