Një makinë ka marrë flakë në ecje, teksa po udhëtonte në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të Vorës.
Makina, ashtu siç tregojnë pamjet, është djegur plotësisht dhe ka nxjerrë një re të madhe tymi.
Ende nuk janë mësuar detaje në lidhje me ngjarjen apo nëse janë lënduar personat që ndodheshin në makinë.