Një cisternë shpërtheu në zonën Borgo Panigale, në Bolonjë e si pasojë dy të vdekur dhe 67 të plagosur është bilanci i kesaj ngjarje te rende. Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në afërsi të aeroportit të Bolonjës në Itali, pranë një pike karburanti.
Sipas informacioneve të para, një cisterna është përfshirë në një aksident rrugor dhe ka shkaktuar një seri shpërthimesh zinxhirë që përfshinë edhe mjete të tjera. Autostrada A14 në kryqëzimin midis Bolonjës dhe Casalecchio di Reno, është mbyllur, ndërsa Policia, zjarrfikësit dhe ambulancat jane ne vendngjarje.
Ne keto video mund te shihni pamjet katastrofike qe vijne nga vendngjarja, pas aksidentit, kur shperthe flaka. Ne njeren prej videove shihet edhe nje burre qe flaka e perpin teksa kalonte aty prane.
Video:







