Toka përballet më 19 prill me diçka që ndodh një herë në 400 vjet, zbuloni për çfarë bëhet fjalë

Një asteroid i madh – 1km i gjerë – është nisur në drejtim të Tokës, duke bërë që astronomët ta cilësojnë atë si “potencialisht të rrezikshëm”.

Por mos u brengosni, guri i madh i hapësirës pritet të kalojë pranë Tokës sigurt.

Sipas NASA-s, kalimi i këtij asteroidi pranë Tokës do të jetë kalimi më i afërt në 400 vjet, dhe asnjë asteroid tjetër nuk është parashikuar se do të kalojë më afër planetit tonë se ky.

Megjithatë, një tjetër asteroid pritet të kalojë pranë Tokës më 2091.

Asteroidi u zbulua nga astronomët në maj të vitit 2014, i cili u përshkrua si “objekti i ndritshëm”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu