Republika e Kosovës vitin që lamë pas nuk kishte pasur asnjë njohje dhe përkundër kësaj jo vetëm që nuk kishin arritur të sjellin njohje por kishte pasur edhe tërheqje të njohjeve të shtetit të Kosovës.
Në lidhje në mes të njohjeve të reja të Kosovës dhe formimit të Gjykatës Speciale është s që nga votimi për ketë gjykate në Kuvendin e Kosovës, vendi nuk ka pranuar asnjë njohje të re.
Avokati Tomë Gashi në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se Gjykata Speciale është mjaft e dëmshme e sidomos për shqiptarët e Kosovës.
“Gjykata speciale është një krijesë shumë e dëmshme për të gjithë shqiptarët në përgjithësi , për shqiptaret e Kosovës në veçanti dhe posaçërisht për ish pjesëtarët e UÇK-së e lindur me ngritjen e dorës se deputeteve të Kuvendit të Kosovës me 03.08.2015” ka thënë Gashi.
Ai ka shpjeguar se Gjykata speciale ka ndikuar në tërheqjen e njohjes nga 15 shtete dhe se ka tronditur themelet e shtetësisë.
“Kjo krijesë ka tronditur themelet e shtetësisë se Kosovës dhe ka ndikuar në tërheqjen e njohjes se pavarësisë se Kosovës se rreth 15 shteteve. Faktikisht nuk kemi pasur asnjë njohje të shtetit të Kosovës nga formimi i gjykatës speciale. Se gjykata speciale është aq e dëmshme tani po shihet çdo ditë e më shumë dhe tani sponzorizuesit më të zjarrtë të asaj gjykate janë bërë kundërshtarët e saj të zëshëm”, ka thënë Gashi për “Bota sot”.











Pi çlidhje ka titulli me atë ç’ka ka thënë Gashi? Ju gazetarët jeni pak të lëshuar nga trutë e kokës …