Duket se sot kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi feston ditëlindjen.
Të rinjtë e LRI duket se e kanë suprizuar atë në mesnatë. Në pamjet e publikuara shfaqet një çizme dhe një tortë, dhuratë për kryetaren e LSI.
Ndërsa festa është ndezur edhe më shumë teksa Kryemadhi kërcen vallen e Kukësit.
Bashkë me tortën anëtarët e LRI-së kanë bërë edhe një poezi për Kryemadhin:
Disa me çizme shtypin,
Disa me çizme motivojnë,
Disa shkelin të pamundurin,
Disa të tjerë shpresë përçojnë.
E keqja çizmen e dhunës përdor,
Por çizmja e revoltës të keqen e mund,
Është zemra e Monës që na motivon,
Me dashuri dhe besim, një urgagan pafund!
GUXO, LUFTO, FITO MONA. /albeu