Tradhëti franceze brenda NATO-s? Hetime një oficeri që ka spiunuar për rusët

Ministrja franceze e Mbrojtjes Florence Parly tha se një oficer i lartë ushtarak francez ishte nën hetim për një “shkelje serioze të sigurisë”.

Radio Evropa 1 raporton se oficeri, i cili ishte vendosur në një bazë të NATO-s në Itali, dyshohet për spiunazh, pasi ka të dhëna se u transmetoi informacione “jashtëzakonisht të ndjeshme” shërbimeve sekrete ruse.

Ministrja i tha kësaj radioje se procedurat ligjore ishin nisur dhe se ushtria franceze kishte marrë të gjitha “masat e nevojshme të mbrojtjes” pas incidentit.

Asnjë identitet nuk u zbulua

Ministria franceze e Mbrojtjes nuk zbuloi identitetin e oficerit dhe nuk ka komente as nga NATO as nga zyra e prokurorit të shtetit në Paris, e cila po udhëheq çështjen.

Oficeri u arrestua dhjetë ditë më parë ndërsa po përgatitej të kthehej në Itali, pas një pushimi të kaluar në Francë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu