I tradhtuar? Tahiri braktis PS-në edhe në ditë feste (FOTO)

Ditën e djeshme PS e Tiranës ka festuar festat e fundvitit kur ishin të pranishëm disa nga pjestarët e PS-së nmë Tiranë.

Ndër to ishin: Blerina Gjylameti, Taulant Balla, Vasilika Hysi, Ogerta Manastirliu, Elona Gjebrea, Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj por mungonte ish-kryetari i PS-së Saimir Tahiri.

Pavarësisht fitores që korri dje në gjykatën e Apelit ku iu rikthye pasaporta dhe karta e Identitetit, Tahiri duket i distancuar nga PS.

Pas daljes së akuzave dhe përfshirjes, sipas prokurorisë, në dosjen Habilaj, kryeministri Edi Rama tha se Tahiri nuk do të jetë më pjesë e grupit të PS dhe as e forumeve drejtuesve të Partisë Socialiste. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu