Tragjedi, avioni në Rinas braktis uljen, tmerrohen udhëtarët, çfarë po ndodh?

Udhëtimi për në Tiranë i pasagjerëve të një kompanie të madhe ajrore ka qenë mjaft i tmerrshëm paraditen e sotme.

Albue.com mëson se avioni ka braktisur në momentin e fundit uljen kur ishte gati për të prekur pistën e Rinasit duke u ngjitur sërish në ajër.

Nuk dihet shkaku se përse pilotët kanë braktisur në momentin e fundit, por kjo ka terrorizuar të gjithë pasagjerët në bord.

Pasi është ngjitur sërish, avioni ka bërë një xhiro për gati 10-15 minuta në qiell duke tentuar një ulje tjetër, kësaj radhe me sukses. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu