Një incident i rëndë ka ndodhur pak më parë pranë ndërtesës “Alumina” në lagjen Karposh të Shkupit. Banorët e kësaj zone raportojnë për prani të shtuar të forcave policore në vendin e ngjarjes.
Sipas burimeve të A1on, një nënë dhe një fëmijë janë hedhur nga një ndërtesë pranë “Alumina” në Shkup. Ekipet e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar menjëherë në vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme për A1on kanë konfirmuar se rreth orës 14:15 në SPB Shkup është raportuar se nga një ballkon në një ndërtesë në lagjen Karposh ka kërcyer një nënë së bashku me fëmijën. Identiteti i viktimave për momentin nuk është bërë i ditur, ndërsa ekipet hetimore të policisë dhe prokurorisë ndodhen në vendin e ngjarjes.










