Tragjedia në Kroaci: Katër viktima janë nga Gjakova, në mesin e tyre një nënë me vajzën e saj

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka konfirmuar se katër nga viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi sot në orët e hershme në Kroaci janë nga komuna e Gjakovës.

Gjini ka thënë se është takuar me komandantin policor si dhe zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë të Jashtme, për tu njoftuar familjarët e viktimave.

“Po para disa minutave jam nda nga komandanti i policisë, si dhe zyrtarët të institucioneve do të njoftohen familja e atyre që nuk janë njoftuar”, tha Gjini.

Ai tutje ka thënë se veprimet tutje do t’i koordinojnë me institucionet qendrore.

“Në mesin e viktimave janë një grua me një vajzë si dhe një grua tjetër si dhe shoferi. Do t’i koordinojmë veprimet me institucionet qendrore”, tha Gjini.

Duhet theksuar se në këtë aksident mbetën të vdekur dhjetë persona dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu