Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp vlerson maksimalisht Shaqirin: Ishte i përfshirë në gjithçka, është lojtar shumë i mirë

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka veçuar performancën e Xherdan Shaqirit, krahas asaj të Adam Lallanas e Fabinhos në fitoren e sotme ndaj Crvena Zvezdës së Beogradit në Ligën e Kampionëve.

Të Kuqtë mahnitën me një fitore bindëse me Roberto Firminon, Mohamed Salahun e Sadio Manen që shënuan në fitoren 4-0.

Dhe pas barazimit 2-2 mes Napolit dhe Paris St-Germainit, Liverpooli tani është në vendin e parë në grupin e saj.

“Plani ishte të nisnim me sulm, sepse s’e dinim se si do të mbroheshin ata. Deshëm të ishim të gjallë në fushë. Kur ndeshja u qetësua pak, ne nisëm të luanim futboll dhe të krijonim raste – ishte një ndeshje shumë e mirë dhe u kënaqa shumë”, tha Kloppi pas ndeshjes, transmeton Koha.net.

“Ishte mirë që shënuan treshja e sulmit, por ishte mirë që pamë edhe Adamin që u kthye, pamë kundërsulme, pasime si dhe lojën e Danielit. Ishte një ndeshje e mirë futbolli dhe një fitore e merituar”.

“Fabinho ishte i mirë nga fillimi – Shaqiri u përfshi në gjithçka. Është një lojtar shumë i mirë dhe kjo na ndihmoi. Mendoj se ai pati paraqitje shumë të mirë”, tha Kloppi.

Ai tha se grupi është i vështirë për të gjithë.

Kujtojmë se Shaqiri ishte asistues në golin e dytë për Sallahun, ndërsa ishte i përfshirë edhe në golin e parë të skuadrës. Pati edhe një goditje në drejtim të portës.

Liverpooli do të shpresojë të përsërisë këtë performancë edhe në Beograd pas dy javësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu