Një fëmijë i uritur i cili u braktis nga prindërit e tij të cilët mendonin se ai ishte një magjistar është fotografuar së fundmi plot gëzim teksa pritet të shkojë në ditën e tij të parë në shkollë.
Fotografitë e djalit të vogël të njohur si Hope, nga Nigeria, prekën zemrat e botës vitin e kaluar pasi një vullnetare e gjeti atë dobësuar dhe i mbushur me krimba, të braktisur nga prindërit.
Ai ishte gjetur në gjendje të mjerueshme vitin e kaluar në një rrugë nga Anja Ringgren Loven, një grua daneze që jeton në Afrikë, në janar 2016.
Ajo postoi një fotografi ku djaloshi shihet duke pirë ujë nga një shishe uji të cilën e mbante ajo. Djaloshi ishte gjetur pasi kishte qëndruar i vetëm dhe i rrezikuar nga krimbat.
Më as ai u dërgua në spital, prej nga edhe filloi jeta e tij ndryshe.