Transparensi Inteneshënall – Maqedoni dhe Qendra për analiza ekonomike (QAE) kërkojnë që Kuvendi të sjell ndryshime në Ligjin për deputetët dhe të sjellë Kod për etikë të deputetëve për shkak të, siç theksojnë, evitimin e problemit me pagesën joreale të kompensimeve të larta për shpenzimet rrugore të deputetëve.
Këto dy organizata civile shprehin pakënaqësi të thellë për shkak të injorimit të rekomandimeve të Entit Shtetëror për Revizion (ESHR) të cilat kanë të bëjnë me praktikën e vendosur të deputetëve që për vete të marrin kompensim financiar për shfrytëzimin e automjetit privat për qëllime zyrtare që nuk përshtatet me shpenzimet e tyre reale.
Ligji për deputetët parasheh të drejtë për anëtarët e Kuvendit të marrin kompensim për shfrytëzimin e automobilave në pronësi personale për qëllime zyrtare, në vlerë prej 30% nga çmimi i shitjes për një litër derivat, sipas kilometrave të kaluara për automjetin të cilin e shfrytëzon./InfoShqip.com










