Transporti publik falas për të gjithë nxënësit e shkollave në Berlin

Duke filluar nga e enjtja, të gjithë nxënësit e shkollave në Berlin mund të shfrytëzojnë transportin publik të kryeqytetit falas, qoftë tramvaj apo autobus, përcjell albinfo.

Qëllimi i këtij vendimi është të lehtësojnë familjet dhe të rinjtë nga kostot e lëvizjes e njëkohësisht të ndihmojnë mjedisin.

Po ashtu edhe qytetet e tjera në mbarë vendin kanë bërë plane për të rritur përdorimin e transportit publik për të zvogëluar bllokimet e trafikut dhe për të mbrojtur mjedisin.

Qyteti i vogël Monheim në Gjermaninë perëndimore do të fillojë të ofrojë një shërbim autobus falas për të gjithë në prill të vitit 2020.

Qytetet e tjera, të tilla si Bon, Essen, Herrenberg, Mannheim dhe Reutlingen janë gjithashtu të lidhur me idenë për të bërë transportin publik më të lirë raportojnë mediat gjermane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu