‘Trashëgimtarët’ e Soleimanit zbulojnë raketën e re balistike: Kundërshtojnë SHBA-të

Garda Revolucionare e Iranit ka zbuluar një raketë të re balistike, sipas televizionit shtetëror të vendit, në mes të ngritjes së tensioneve SHBA-Iran. Irani zbuloj në mënyrë rutinore, atë që e përshkruan si përparim teknologjik për forcat e saj të armatosura, para përvjetorit të Revolucionit Islamik.

Televizioni shtetëror tha se raketa, e quajtur Raad-500, ose bubullimë, kishte gjysmën e peshës së një rakete balistike të ngjashme, Fateh-110 por kishte 200 kilometra më shumë rreze.

Garda zbuloi gjithashtu një motor të ri raketash, që përdor karburant të ngurtë dhe një transportues satelitor që ka teknologji lëvizëse. Teknologjia rrit saktësinë e një raketë në goditjen e objektivave.

SHBA pretendon se aktivitet e tilla kundërshtojnë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke i bërë thirrje Iranit të mos ndërmarrë asnjë veprimtari lidhur me raketat balistike të afta për të dhënë armë bërthamore.

Irani gjuajti me raketa balistike në një bazë ushtarake në Irak, duke strehuar trupat amerikane në janar, pas një sulmi me avion amerikan vrau gjeneralin e lartë Qassem Soleimani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu