Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

Rreth katër ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë të zhvillojë përsëri një vizitë në qytetin bregdetar.

Burime për ABC News, bëjnë me dije se kreu i qeverise do të zhvillojë një tjetër takim këtë të hënë, 7 korrik, në Bashkinë e Vlorës.

Më 3 korrik, Rama kërkoi shkarkimin e drejtorëve të Bashkisë së Vlorës dhe drejtueseve të Partisë Socialiste të kësaj dege. Gjatë vizitës së tij kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga Në vizitën e tij në Vlorë, kryeministri ka qenë i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, ndërsa mbledhja me drejtorët u zhvillua me dyer të mbyllura.

Vendimi i tij lidhej me problematikat e qytetit bregdetar, si problemi i ujit të pijshëm apo dhe zjarri në fushën e mbetjeve.

Ndërkohë një ditë pas vizitës së papritur të kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, më 4 korrik, nisën largimet në këtë bashki. 21 drejtorë në këtë bashki që pas kërkesës e kritikave të kryeministrit Edi Rama, kanë dhënë dorëheqjen./abcnews.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu