Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, në një intervistë për “Shqipëria Live”, foli për kërcënimin nga një sulm i mundshëm iranian ndaj Shqipërisë.
Ai tha se objektivi janë muxhahedinët dhe nëse ata përfshihen në një sulm kibernetik, automatikisht do të bëhen objektiv.
“Përderisa vendet e NATO-s godasin Iranin, Irani ka të drejtë ta bëjë (kundërpërgjigjet). Irani është në luftë dhe këtë nuk e filloi Irani, por aleatët tanë. Nuk mendoj se kemi bërë gabim që kemi marrë MEK në Shqipëri. Ne u hoqëm një problem atyre sepse i kishin afër. Nga momenti që i kemi marrë këtu, kemi ditur që kemi rrezik real, por me fillimin e kësaj lufte kemi kaluar në stadin e kërcënimit real.
Kërcënim real është kur dikush niset enkas për të goditur. Mendoj se jemi në fazën e ndërmjetme. Në luftën që ndodh ndaj Iranit, do ndodhen dy gjera, ata në Manzë bëhen pjesë e luftës kibernetike dhe automatikisht behën ata objektiv.”, u shpreh ai.
Kulla u ndal dhe te konflikti i Iranit me Izraelin dhe SHBA, ku tha se Teherani ka fuqi kërcënuese globale.










