Tronditje në Vlorë: Foshnja 10-muajshe humb jetën, mjeku largohet “se ishte i lodhur”

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Vlorë, ku një foshnje 10-muajshe ka ndërruar jetë pasi nuk mori trajtimin e duhur mjekësor në pediatrinë e qytetit. Nëna e të miturit denoncoi publikisht se mjeku i turnit ishte larguar nga spitali duke deklaruar se “ishte i lodhur”, ndërsa infermieret e kishin udhëzuar të priste deri në orën 07:00 të mëngjesit.

Ajo shton se fëmija kishte temperaturë të lartë dhe nuk po merrte asnjë ndihmë, ndërkohë që ishte vendosur në një ambient të papërshtatshëm pas magazinave – edhe pse në spital kishte dhoma të lira.

Tragjedia ndodhi vetëm pak orë pas këtij denoncimi, duke e kthyer shqetësimin në një humbje të pazëvendësueshme. Nëna e vogëlushit deklaroi se djali i saj “po digjej nga temperatura” dhe askush nuk po ndërhynte.

Redaksia e JOQ Albania i bën thirrje institucioneve për hetim të menjëhershëm dhe transparencë të plotë mbi ngjarjen, për të nxjerrë para drejtësisë çdo person përgjegjës për këtë neglizhencë që i kushtoi jetën një fëmije të pafajshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu