Trump: Amerika nuk ka zgjidhje tjetër përveçëse të fuqizojë ushtrinë

Shtetet e Bashkuara “nuk kanë zgjedhje tjetër”, përveçesë të fuqizojnë ushtrinë, ka thënë Donald Trump, pasi Uashingtoni ekspozoi armët e tij të luftës, gjatë javës së kaluar.

Trump autorizoi sulmet me 59 raketa në bazën e armëve kimike në Siri, e cila u ndoq nga hedhja e “Nënës të të gjitha bombave” në Afganistan, shkruan “Reuters”

“Ushtria jonë po ndërtohet duke u bërë më të fortë se kurrë – shkroi Presidenti amerikan në Twitter të dielën – Sinqerisht, ne nuk kemi zgjedhje tjetër!”

Më 7 prill SHBA-ja nisi 59 raketa Tomahawk nga Deti Mesdhe në bazën ajrore të Sirisë. Trump urdhëroi sulmin e bujshëm në përgjigje të sulmit me armë kimike në Khan Shaykhun më 4 prill, nga regjimi sirian.

Trump gjithashtu paralajmëroi se është duke dërguar një armatë shumë të fuqishme në gadishullin Korean, pak pasi Koreja e Veriut kërcënoi SHBA-në me pasoja katastrofike për shkak të mbëritjes së luftanijeve amerikane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu