Trump dhe miqtë e tij, duhet të japin llogari para ligjit për krimet e tyre

Joe Biden dëshiron që ta “shërojë’ Amerikën pas 4 viteve qeverisje kaotike, përçarëse dhe vdekjeprurëse nga ana e Donald Trumpit. Por ai do të dështojë në këtë mision, duke rrezikuar si presidencën po ashtu edhe të ardhmen e partisë së tij, nëse refuzon që të vendosë para ligjit Trump dhe bashkëpunëtorët tij.

Politika e “faljes dhe harresës” nuk do ta bashkojë kombin. Ajo vetëm sa do të sigurojë që demokratët do t`a humbin kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesit të mandatit në vitin 2022, dhe presidencën në vitin 2024. Nuk është një sekret që Biden ndihet më komod në rolin e pajtuesit.

Por që ai të qeverisë realisht dhe të garantojë të ardhmen, nuk ka luksin t’u kërkojë amerikanëve të imagjinojnë se Trump shkeli thjesht disa normat etike, kur faktet na tregojnë se si ai dhe bashkëpunëtorët e tij shkelën ligjin, në mënyrë të përsëritur, të pahijshme dhe me pasoja shkatërruese.

Presidenti i ri nuk duhet të hezitojë në asnjë rast të mbështesë punën e prokurorëve federalë, shtetërorë ose lokalë, që të ndjekin paditë e nevojshme penale kundër Trump dhe të tjerëve, që u përfshinë në pazare personale, sulmuan shtetin e së drejtës dhe demokracinë, si dhe patën një reagim qëllimisht neglizhent ndaj një pandemie që ka shkaktuar mbi 300.000 të vdekur në SHBA.

Siç na kujton Philip Allen Lacovara, ish-këshilltar i prokurorit special në kohën e skandalit Watergate, “Nëse dikush që zgjidhet president, mund të shkelë ligjin pa u ndëshkuar, atëherë republika jonë do të përfundojë duke u bërë e panjohshme për ne dhe e rrezikshme për pasardhësit tanë”.

Çështja nuk është të jesh hakmarrës, por të jesh efektiv. Propozimet e guximshme mbi politika të caktuara, janë shumë më të vështira për t’u hedhur poshtë kur ato hartohen me gjuhën e domosdoshmërisë dhe llogaridhënies. Kur të përdorë urdhra ekzekutivë, për të rikonfirmuar standardet etike, për të mbrojtur të drejtat e votës, për të siguruar zgjedhjet amerikane dhe për të kufizuar ndikimin e interesave të korporatave duke rritur transparencën dhe llogaridhënien mbi shpenzimet gjatë periudhës së pandemisë, Biden mund të thotë: “Këto janë gjërat që duhet të bëjmë, që të riparojmë dëmet e shkaktuara nga 4 vite veprimesh shkatërruese nga Donald Trump dhe stafi i tij, që e shqetësua më shumë për pasurimin e vet sesa shëndetin, sigurinë dhe prosperitetin e popullit amerikan”.

Por në lojë është më tepër sesa thjesht reformimi i një procesi të prishur. Një fokus i qëndrueshëm tek llogaridhënia para drejtësi, i izolon dhe step kritikët që do të sfidojnë nismat më jetike për ta ripërtërirë ekonominë, për të shpëtuar planetin,dhe për të adresuar problemet e racizmit strukturor.

Natyrisht, vendosja e këtij standardi nuk do të jetë e lehtë. Një gur themeli shumë më i mirë për një president të ri, që shpreson të bashkojë shumicën e amerikanëve, pas një axhende politike të guximshme, është presidenti që bëri pikërisht atë:Franklin D. Roosevelt. Ai e dinte se për të pasur fuqinë politike të nevojshme për të arritur ndryshimin transformues, ai duhej të drejtonte gishtin e fajit tek fajtorët, të zgjonte indinjatën e qytetarëve,dhe të ndiqte penalisht keqbërësit.

Ai mbështeti dhe përgëzoi hetimet që kishin në shënjestër bankierët dhe spekulatorët, të cilët shfrytëzuan mjerimin e një kombi të zhytur në Depresionin e Madh. Populli amerikan i ka dhënë Biden një mandat, për të adresuar problemin e korrupsionit politik dhe ekonomik të kohës sonë:një diferencë prej mbi 7 milion votash, dhe një nivel më të lartë të mbështetjes sesa për çdo president tjetër, që kur Roosevelt largoi nga pushteti Herbert Hoover-in në vitin 1932.

Hoover nuk ishte asnjëherë moralisht i neveritshëm dhe i paligjshëm si Trump, por qasja e FDR është shumë udhëzuese. Ashtu si paraardhësi i tij demokrat, Biden nuk ka nevojë thjesht të kërkojë mandatin e tij por t`a mbrojë atë. Dhe mënyra se si duhet të bëjë këtë, është përmes një vendosmërie të çeliktë për të caktuar më saktësi fajin dhe përgjegjësinë që duhet mbajtur.

Kjo gjë mund të tingëllojë si meskinitet, dhe Biden me siguri që do të sulmohet si i tillë. Por ai do të sulmohet nga republikanët,pavarësisht se çfarë do të bëjë. E vetmja mënyrë për të parandaluar që republikanët hiper-partiakë dhe hiper-strategjikë të nxjerrin nga shinat një administratë tjetër demokratike, është t’i bëhet e qartë publikut se ishin republikanët ata që krijuan krizat që tani kërkojnë t’i shfrytëzojnë.

Biden nuk ka nevojë të bëhet kryeprokuror. Por ai ka nevojë të pranojë që ndjekjet penale janë të drejta dhe të nevojshme, dhe t’i shpjegojë hapur popullit amerikan nevojën e tyre. Ai mund t’i bëjë jehonë Andrew Weissmann, një nga prokurorët kryesorë në hetimin e Robert Mueller për shkeljet presidenciale, që argumenton se “ekspozimi kriminal i Trump është mëse i qartë”, dhe shton se Prokurori i Përgjithshëm i ardhshëm duhet të hetojë edhe nëse është i garantuar, të ndjekë penalisht Trump,për të dhënë mesazhin se “të jesh president do të thotë të jesh më shumë dhe jo më pak i përgjegjshëm ndaj sundimit të ligjit”.

Weissmann e pranon:“Ne s’ duam që të kthehemi në një shtet autokratik, ku autoritetet e zbatimit të ligjit janë një armë politike e partisë në pushtet. Por kjo nuk është arsye e mjaftueshme për ta lënë zotin Trump t’ia hedhë pa u lagur”.

Weissmann pret që Trump do të përpiqet të falë veten, anëtarët e familjes së tij, dhe kompanitë e tij. Ky akt do të shkaktojë një protestë, një padi të shpejtë ligjore dhe kushtetuese, dhe do të ushtrojë presion mbi Prokuroren e Përgjithshëm të Nju Jorkut, Letitia James dhe prokurorët e tjerë të shtetit dhe ata lokalë, për të marrë përgjegjësitë që u jep ligjit. “Fuqia e faljes së Presidentit nuk mund të përdoret për:(1) faljen e krimeve shtetërore, (2) heqjen e përgjegjësisë civile federale, (3) faljen e fajësimit (impeachment), apo (4) faljen e krimeve që nuk kanë ndodhur ende”- thotë Jill Wine-Banks, një ish-ndihmësprokurore në rastin e skandalit të Watergate, dhe nënkryetare ekzekutive eShoqatës së Avokatëve Amerikanë.

Biden duhet t`a pranojë se një nga mënyrat e duhura për të miratuar politika të mira,është duke mbajtur një mesazh të qëndrueshëm të llogaridhënies për ata që promovuan politikat e këqija dhe shkelën ligjin.

Nga John Nichols, The Nation


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu