Protestuesit dolën në rrugë këtë të shtunën në Teheran për të protestuar kundër veprimeve të qeverisë iraniane që sollën rrëzimin e një aeroplan ukrainas dhe vdekjen e 176 pasagjerëve, por regjim iranian përdori dhunën kundër tyre, duke shkuar edhe me larg, ata arrestuar ambasadorin britanik, e për këtë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit Donald Trump.
Pas përdorimit të dhunës nga ana e regjimit iranian ndaj protestuesve atje, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit Amerikan, Donald Trump.
Ai ka thënë se Irani duhet të lejoj grupet e të drejtave të njeriut të monitorojnë dhe raportojnë mbi realitetin aktual të protestave nga qytetarët iranian.
Ai gjithashtu ua ka tërhequr vërejtjen regjimit të dhunshëm iranian, duke thënë se bota po ju shikon.
“Qeveria iraniane duhet të lejojë grupet e të drejtave të njeriut të monitorojnë dhe raportojnë mbi realitetin aktual të protestave në popullin iranian. Ne nuk duhet ta shohim sërish vrasjen paqësore të protestuesve ose mbylljen e internetit. Bota po shikon”, ka shkruar Trump në Twitter.