Trump gëzon kompetenca të falë turmën që sulmoi Kapitolin

Pushteti që gëzon Presidenti amerikan për të dhënë falje, që është përdorur në një numër të madh rastesh nga Presidenti Donald Trump në javët e fundit, ka shqetësuar kritikët e tij. Por historia tregon se faljet presidenciale kanë nxitur polemika që në krye të herës.

Etërit Themelues të kombit u dhanë presidentëve fuqi faljeje pothuajse absolute si një mënyrë për të zbutur ligjet penale, thotë Brian Kalt, profesor i drejtësisë në Kolegjin e Drejtësisë të Universitetit Shtetëror të Miçiganit.

Ata kanë debatuar mbi këtë çështje dhe e menduan se edhe mund të abuzohej me pushtetin, por se ishte e rëndësishme që të ekzistonte mundësia për falje, madje edhe për tradhëti ndaj kombit, sepse siç argumentoi Alexander Hamilton, mund të kishte një rebelim dhe kjo mund të ishte një mënyrë e mirë për t’i dhënë fund“.

Ky ishte rasti me faljen e parë presidenciale të lëshuar nga George Washington më 2 nëntor 1795. Presidenti i parë i Amerikës fali dy persona të dënuar me vdekje në lidhje me një kryengritje që u bë e njohur si Rebelimi i Uiskit. Ata ishin pjesë e një kryengritje të kompanive që prodhonin pije alkoolike, e që protestonin kundër një takse të lartë. “Dhe kështu në atë rast funksionoi ashtu siç ata kishin shpresuar”, thotë zoti Kalt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu