Trump: Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani nuk do të arrijë kurrë të sigurojë armë bërthamore, duke ia atribuar këtë zhvillim politikave të tij.

Në një postim në Truth Social, Trump reagoi ndaj një artikulli të publikuar nga The Wall Street Journal, të cilën e akuzoi për pasaktësi dhe kritika të pabazuara.

“Wall Street Journal, një nga bordet editoriale më të këqija dhe më të pasakta në botë, pretendoi se kam shpallur fitore të parakohshme ndaj Iranit. Në fakt, kjo është një fitore dhe nuk ka asgjë ‘të parakohshme’ në të”, shkroi ai.

Trump theksoi më tej se falë veprimeve të ndërmarra gjatë drejtimit të tij, “Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”. Ai shtoi gjithashtu se shumë shpejt pritet që furnizimi me naftë të rifillojë normalisht, “me ose pa ndihmën e Iranit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu