Situata në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump lëshoi një kërcënim të ri të fortë ndaj udhëheqjes së Iran në një postim gjatë natës në rrjetet sociale, shkruan “NBC News”.
Trump i quajti liderët iranianë “të çmendur dhe të padenjë” dhe paralajmëroi publikun që të “shohë çfarë do të ndodhë sot” në zhvillimet e luftës.
Deklarata e tij erdhi në një moment tensionesh të larta, ndërsa konflikti ushtarak po zgjerohet në rajon.
Ndërkohë, sulme të ashpra ajrore goditën kryeqytetin iranian Tehran dhe zona të tjera, ndersa SHBA-ja dhe Izraeli vazhdojnë fushatën e tyre ushtarake kundër objektivave iraniane.
Raportohet gjithashtu se një avion amerikan për furnizim me karburant është humbur në Irak, duke rritur shqetësimet për sigurinë e operacioneve ajrore në rajon.
Në të njëjtën kohë, ndërsa Irani lëshoi një valë të re raketash në zonën e Gjirit, Uashingtoni njoftoi se do të lehtësojë disa sanksione ndaj naftës ruse të bllokuar në det.
Ky veprim synon stabilizimin e tregjeve globale të energjisë dhe uljen e presionit mbi çmimet ndërkombëtare.
Situata mbetet dinamike dhe me rrezik për përshkallëzim të mëtejshëm, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek nga afër zhvillimet.










