Pak ditë më parë, presidenti francez Emmanuel Macron, pati një incident të sikletshëm me bashkëshorten e tij Brigitte, ku u pa që ajo e goditi me shuplakë në fytyrë i cili menjëherë ndihet i sikletosur nga kamerat që po e fotografonin.
Por ky incident është komentuar edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ku u shpreh se nuk ishte aspak një moment i mirë.
Momenti i sikletshëm për çiftin francez, u filmua nga reporterët në momentin që ata të dy sapo kishin hipur në avion kur për një çast Brigitte godet në fytyrë me shuplakë Macron.
I pyetur nga gazetarët për një këshillë martesore për homologun e tij Macron, Trump është shprehur me shaka: “Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur”.