Trump i kundërpërgjigjet FBI-së dhe mediave amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar mediat dhe komunitetin e inteligjencës të SHBA-së pas lajmeve se anëtarët e ekipit të tij kishin kontakte të vazhdueshme me Rusinë.

Trump e ka akuzuar Agjencinë Kombëtare të Sigurisë dhe FBI-në se ka dhënë informata në mënyrë ilegale, transmeton Express.

Disa media amerikane thonë se zyrtarët e Trumpit kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët rusë gjatë fushatës zgjedhore në SHBA.

Zyrtarët e inteligjencës kanë thënë në më parë se besojnë se Rusia ka tentuar të ndikojë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në favor të Trumpit.

Por, Moska vazhdon t’i mohojë këto pohime, duke i quajtur të bazuara në mungesë të fakteve të vërteta./express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu