Trump lë të kuptuar: Kim s’ka vdekur

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai ka një pamje mjaft të qartë të situatës shëndetësore të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Po, unë kam një ide mjaft të qartë, por nuk mund të flas tani. Unë thjesht i uroj të gjitha më të mirat,” u tha Truamp gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shtoi se”e di se si Kim është në terma relativë”, referuar lajmeve mbi shëndetin e tij, deri në pikën nëse dhe mund të ketë ndërruar jetë.

Por urimi që përcolli Trump tregon se ai është gjallë. Këtë garanci dha dhe Seuli zyrtar një ditë më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu