Burime diplomatike nga Departamenti i Shtetit konfirmojnë se diplomacia amerikane do të ketë ndryshime thelbësore në Ballkan.
Presidenti Trump do të vendosë në qendër të politikës së tij të jashtme interesat amerikane në rajon.
Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes Matis e konfirmoi këtë tre dite më parë me qëndrimin për Kosovën.
Konfirmohet se ndryshimet do të prekin stafin diplomatik të disa ambasadave në Ballkan dhe një prej tyre do të jetë Shqipëria.
Ndryshimet priten të jenë të thella dhe të shpejta në kohë.