Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë William Barr. “Sapo pata një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Bill Barr në Shtëpinë e Bardhë. Marrëdhënia jonë ishte shumë e mirë. Ai ka bërë një punë të mahnitshme”, shkruan Trump në Twitter, duke njoftuar se Barr do të largohet para Krishtlindjeve. Presidenti Trump kishte pasur përplasje të forta me Barr kohët e fundit, pasi ai mohoi akuzat për mashtrime në zgjedhje.
Postimi i plotë










