Një grup shkencëtarësh të njohur kompjuterikë dhe avokatësh i kanë kërkuar Hillary Clinton të sfidojë rezultatet e zgjedhjeve në tre shtete kyçe, pasi ata u mblodhën dhe gjetën “prova” se rezultatet e zgjedhjeve potencialisht ishin manipuluan.
Grupi i aktivistëve, përfshirë avokatët e të drejtave të votës, John Bonifaz dhe J Alex Halderman, drejtor qendrës universitare në Michigan për sigurinë kompjuterike dhe shoqërinë, besojnë se dëshmitë e tyre tregojnë se rezultatet në këto tri shtetet fushë beteja, ku zonja Clinton ka humbur zgjedhjet më 8 nëntor , mund të jenë vjedhur.
Siç është raportohet nga “New York Magazine” “CNN” apo “The Independent”, grupi nuk ka dalë publikisht por privatisht po përpiqet ta bindë ekipin e Clinton për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve.
Ne Wisconsin, zonja Clinton ka marrë 7 për qind më pak vota se në qarqet që përdorinin makina votimi elektronike, në krahasim me vendet që përdornin skanera optikë dhe letër-votime, e si pasojë zonja Clinton mund të ketë humbur deri në 30.000 vota. Ajo humbi Uisconsin me 27.000 vota, transmeton”SYRI.net”.
Grupi ka mbajtur tashmë një telefonatë me kryetarin fushata e Clinton, John Podesta dhe avokatin e përgjithshëm të fushatës, Marc Elias , për të argumentuar se ata kanë gjetur dëshmi bindëse për manipulim të rezultateve zgjedhore dhe se ato meritojnë një shqyrtim të pavarur.










