Trump nxiti dhunë me pretendimet për mashtrim me vota, thotë zyrtari zgjedhor

Një zyrtar i zgjedhjeve të Gjeorgjisë ka thënë se presidenti Donald Trump do të mbajë përgjegjësi për çdo dhunë që ka shkaktuar e që është rezultat i pretendimeve të tij të pabazuara se ka pasë mashtrim me vota. Në një deklaratë të nxehtë, Gabriel Sterling, një republikan, tha: “E gjitha ka shkuar shumë larg! E gjitha! Duhet të ndalet!”.

Gjeorgjia po kryen rinumërimin e dytë të votave në shtet me kërkesë të ekipit të fushatës së Trump. Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden shpalli fitore atje. Zëdhënësi i fushatës Trump Tim Murtaugh tha se ata po përpiqen të sigurohen “që të gjitha votat e ligjshme të numërohen dhe të gjitha votat e paligjshme jo”.

“Askush nuk duhet të përfshihet në kërcënime ose dhunë dhe nëse kjo ka ndodhur, ne e dënojmë atë plotësisht”. Kjo erdhi pasi Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Ëilliam Barr tha se departamenti i tij i drejtësisë nuk ka gjetur deri tani asnjë provë për të mbështetur pretendimet e Trump për mashtrim në zgjedhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu