Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë me Serbinë, më telefononi mua dhe e zgjidhim

Në takimin e Bordit të Paqes, president Donald Trump tha se ai e zgjidhi çështjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe u kërkoi ta telefonojnë nëse lindin sërish tensione.

Presidenti Donald Trump gjatë fjalës së tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington la të kuptohet se e konsideron veten faktor kyç në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, duke ofruar sërish ndërmjetësim nëse situata tensionohet.

“Unë e arrita këtë.” Kështu u shpreh ai teksa foli për Kosovën dhe Serbinë.

Ai iu drejtua presidentes Vjosa Osmani duke thënë:

“Mund të ngriheni në këmbë. Çfarë pune që keni bërë! Shumë mirë. Po shkoni shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kur të mos shkoni mirë me njëri-tjetrin më merrni në telefon dhe e zgjidhim këtë punë.”

Në momentin që u përmend, Osmani reagoi duke u ngritur në këmbë dhe konfirmoi me shenjën e gishtit të madh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu