Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngushtica e Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tëhnë se do të ishte shumë keq për të ardhmen e NATO-s nëse aleatët nuk ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore kritike për transportin global të naftës.

Presidenti amerikan, gjatë një interviste për Financial Times tha se pret që Kina të ndihmojë në zhbllokimin e ngushticës dhe mund të vonojë një samit me udhëheqësin kinez Xi Jinping nëse nuk e bën këtë.

Në bordin e Air Force One, Trump thotë gjithashtu se po flet me “rreth shtatë” vende rreth “policimit” të ngushticës, duke shtuar se “do ta mbajë mend” nëse ato nuk ndihmojnë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu