Trump presion guvernatorit të Georgias për të përmbysur rezultatin

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë presion guvernatorit republikan të Xhorxhias për ta ndihmuar në përmbysjen e fitores së zgjedhjeve të Joe Biden në shtet. Në një postim në Twitter, ai nxiti guvernatorin Brian Kemp të thërriste një seancë të posaçme të legjislaturës së shtetit.

Ata duan të na bindin se kemi humbur, por kjo nuk është e vërtetë”, tha ai duke akuzuar më tej demokratët. “Ata gjithashtu do të përpiqen të manipulojnë fletët e votimit për dy vendet e fundit në Senat”, thekson presidenti. Kjo deklaratë nga Trump vjen ndërkohë që ky i fundit nisitë shtunën fushatë me dy senatorë Republikanë që po garojnë kundër sfiduesve demokratë në balotazhin e janarit që do të përcaktojë se cila parti do të ketë kontrollin e Senatit në fillim të presidencës së Joe Biden-it.

Trump ende nuk pranon humbjen dhe pretendon, pa prova, se fitorja e Biden ishte për shkak të mashtrimit. Ai ka nisur sfida ligjore në disa shtete, por deri më tani pothuajse të gjitha kanë dështuar. Gerogia ishte një shtet kryesor betejë në zgjedhje dhe fitorja e ngushtë e Joe Biden, në këtë shtet bastion të republikanëve që nga viti 1992, solli në vulosjen e fitores së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu