Trump: SHBA-ja mund të hapë Ngushticën e Hormuzit, të marrë naftën dhe të bëjë pasuri

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se SHBA-ja mund ta hapë Ngushticën e Hormuzit, si dhe të marrë naftën dhe të bëjë pasuri, duke theksuar se kjo lëvizje do të ishte një burim i madh fitimi për botën, transmeton Anadolu.

“Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të bëjmë pasuri. Do të ishte një burim i madh fitimi për botën”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë, është përballur me ndërprerje që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët kundër Iranit.

Trump ka dhënë sinjale të përziera lidhur me planet e Washingtonit për këtë rrugë ujore.

Rajoni ka qenë i tensionuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë ajrore më 28 shkurt, duke vrarë deri tani më shumë se 1.340 persona, përfshirë ish-liderin suprem Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa duke synuar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërkohë që ka tronditur tregjet globale të energjisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu