Trump shkarkon Giuliani dhe sulmon liderin e partisë së saj

Donald Trump shkarkon Rudolph Giuliani, por ish presidenti amerikan u shpreh se ish kryebashkiaku i New York mbetet një mik dhe një aleat i tij, por aktualisht nuk përfaqëson asnjë çështje ligjore. Dhe pse çështjet penale dhe civile në të cilat është përfshirë aktualisht Trump nuk janë të pakta.

Por që pas zgjedhjeve presidenciale Trump kishte shprehur pakënaqësi për mënyrën se si Giuliani kishte mbështetur tezën e tij për manipulimin e zgjedhjeve.

Por Giuliani nuk është i vetmi armik i ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump publikoi një deklaratë shumë të ashpër kundër senatorit republikan Mitch McConnell , duke i shpallur luftë se pse ai nuk e ndihmoi në përmbysjen e rezultatit elektoral.

Trump e cilësoi një politikan që nuk vlen dy lek, dhe i kërkoi partisë republikane dëbimin e tij. Kjo sepse sipas Trimp, me politikanë të tillë partia nuk mund të jetë e respektueshme dhe e fortë.

Ky sulm vjen pak ditë pas deklaratës së senatorit i cili u shpreh se Trump ishte moralisht përgjegjës për atë që ndodhi në Kapitol Hill në 6 janar. Lideri i republikanëve e cilësoi jo kushtetues një dënim të mundshëm të Trump, por në të njëjtën kohë u shpreh se ish presidenti mund të ndiqej penalisht.

Por pas këtij sulmi të ashpër qëndron dhe një arsye tjetër: McConnell po përpiqet të mbaj larg presidentin nga mundësia për të zgjedhur kandidatët republikanë në kuadër të zgjedhjeve të mes mandatit në 2022-shin.

Por ndërhyrja e fundit e Trump mund të prodhojë krisje brenda radhëve të republikanëve, të cilët që tani janë të ndarë mes atyre që janë lidhur me McConnell dhe atyre që mbështesin gardën e vjetër të partisë. Por ka dhe nga ata që janë gati të ndjekin Lindsey Graham që mbështet hapur Donald Trump.

Por shënon përfundimisht dhe fundin e një aleance e cila deri një vit më parë, me rrëzimin e përpjekjes për shkarkimin e parë të Trump në senat, dukej e hekurt. McConnell konsiderohej garanti i ish presidentit. Ndërsa tani është armiku i tij numër një.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu