Trump i shkruan letër fëmijës shqiptar: Frymëzohemi nga nxënës të mençur si ti (FOTO)

Fjalët dhe puna e një fëmije shqiptar në Amerikë ka frymëzuar familjen presidenciale Trump.

Ditmar Seci ka krijuar një projekt që ndihmon fëmijët të qëndrojnë larg drogës dhe alkoolit. Projektin e tij ia ka prezantuar Donald Trump përmes një letre.

“Të mrekullueshme dhe frymëzuese” e ka cilësuar letrën e Ditmarit kreu i Shtëpisë së Bardhë, ndërsa e motivon të mos tërhiqet në nismën e tij.

Ilir Seci, babai i Ditmarit ka postuar në Facebook letrën

Në shkolle Ditmari ka krijue një projekt se si me ndihmue fëmijët që mos me u marrë me drogë dhe alkool dhe ia ka çue nji leter Presidentit Trump, ku e njeh me projektin dhe e fton me ia vizitue faqen online të projektit.

Në letër Ditmari e kishte urue Presidentin për punën e mirë që po ban, i kishte urue tanë të mirat, për Presidentin, familjen e tij, djalin e tij të vogël që asht moshatar me Ditmarin, si dhe i kishte thanë : “Përshëndete Zonjën tande mahnitëse” ,(“Say hi to your gorgeous wife.”).
Dje i kishte ardhë përgjigjja zotni Ditmarit…
Përgjigjje nga Shtëpia e Bardhë :

“I dashtun Ditmar.

Të falenderojmë për letrën e mrekullueshme. Zonja Trump dhe unë jemi të frymëzuem nga fjalët e tua të fisme dhe nga mbeshtetja që marrim nga nxënësit e mençur si ti nëpër Amerikë.

E ardhmja e ndritun e Kombit tonë mvaret nga aftësite tueja, përkushtimi dhe karakteri. Jep maksimumin çdo dite, lexo me kënaqësi dhe kurrë asnjëherë mos u tërhiq.

Gjithnji mbaje mend se ke pjesëtarët e familjes, mësuesit dhe të tjerë që të duen, që kujdesen për ty, që janë aty gati me të ndihmue ty me realizue talentin e dhanun prej Zotit. Ki mendime të mëdha dhe ushqe andrra të mëdha.

Bashkë na do krijojmë nji të ardhme ma të mire e ma të ndritun për ty dhe familjen tande. Shumë faleminderes dhe paç fat të mbarë.”

Me urimet ma të mira,

Donald Trump


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu