Presidenti i SHBa-së Donald Trump përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në Bordin e Paqes, ndërsa përshëndeti kryeministrin Edi Rama duke shprehur nderim për prezencën e tij.
Trump gjithashtu tha për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani se po bën një punë shumë të mirë.
“Bordi i Paqes është me liderë shumë të respektuar. Jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama, kryeministri shqiptar, presidenti i Argjentinës, aleati i Donald Trump, të cilin e kam mbështetur gjatë zgjedhjeve. Tani mbështes liderë të huaj, përfshirë Viktor Orban, që është këtu”, tha Trump.
“Presidentja Osmani e Kosovë, faleminderit shumë që je këtu, po bën një punë shumë të mirë”, shtoi Trump.










