Trump tërheq 12 mijë trupa nga Gjermania dhe ‘sulmon’ Merkel (FOTO)

Pas deklaratave të presidentit Donald Trump, i cili e quajti Gjermaninë “kriminele të mbrojtjes’ njoftohet nga Pentagoni se Trump i tërheq 12.000 trupa nga Gjermania.

Zyrtarisht bëhet me dije se do të largohen 12 mijë amerikanë që gjenden në Gjermani, si përgjigje për atë që presidenti quan ‘mosangazhim i Berlinit në kuotën financiare të NATO-s’.

Deri më tani destinacioni mbetej i kufizuar në hipoteza, por tashmë dihet që një pjesë e mirë do shkojë në Itali.

Por përforcime mund të kenë edhe vende lindore si Polonia dhe vendet baltike, që shpesh herë i kanë kërkuar Pentagonit ndihmë për të përballur provokimet e shpeshta ruse në hapësirën ajrore.

Prania e ushtarëve amerikanë në Gjermani do të bjerë në këtë mënyrë nga 36 mijë në 24 mijë, si pasojë e mosarritjes së Berlinit të kuotës së 2% të GDP-së për shpenzimet ushtarake.

Shpenzojmë shumë para në Gjermani, ata përfitojnë nga ne në tregti dhe në ushtri, prandaj vendosëm të reduktojmë forcat tona aty”, ka deklaruar më herët presidenti Trump.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu