Trump thotë se ka arritur një marrëveshje paqeje “historike” midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se do të presë udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit të premten për atë që ai e quajti një “Samiti Historik i Paqes” që synon t’i japë fund dekadave të armiqësive midis dy ish-republikave sovjetike.

“Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, dhe presidenti Ilham Aliyev i Azerbajxhanit “do të bashkohen me mua në Shtëpinë e Bardhë për një Ceremoni Zyrtare të Nënshkrimit të Paqes”, postoi Trump të enjten në platformën e tij Truth Social, shkruan TheGuardian.

Armiq të betuar për dekada, të dy shkuan në luftë dy herë për rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut, të cilin Azerbajxhani e rimorri nga forcat armene në një ofensivë të rrufeshme në vitin 2023, duke shkaktuar eksodin e më shumë se 100,000 armenëve etnikë.

Të dy vendet kanë zhvilluar bisedime që synojnë sigurimin e një zgjidhjeje paqësore, përfshirë muajin e kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Këto dy kombe kanë qenë në luftë për shumë vite, duke rezultuar në vdekjen e mijëra njerëzve”, shkroi Trump.

“Shumë udhëheqës janë përpjekur ta përfundojnë Luftën, pa sukses, deri më tani, falë ‘TRUMP’-it. Administrata ime ka qenë e angazhuar me të dyja palët për një kohë të gjatë”, shtoi ai.

Udhëheqësi i SHBA-së, i cili ka shprehur bindjen se përpjekjet e tij të ndërmjetësimit në konflikte të ndryshme ndërkombëtare meritojnë Çmimin Nobel për Paqen, shtoi se Uashingtoni do të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe “me të dy vendet për të ndjekur së bashku mundësitë ekonomike” që mund të zhbllokojnë potencialin në rajonin e Kaukazit Jugor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu