Presidenti amerikan Donald Trump të Shtunën tha se SH.B.A. ka diskutuar shumë çështje me Presidentin turk Erdogan përfshirë Sirinë dhe se çështja e raketave Patriot ishte përfshirë gjithashtu.
Trump, i cili ishte duke folur në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, i tha një reporteri: “Ne kemi shumë takime me Presidentin Erdogan (në kontekstin e Sirisë) dhe ne po flasim gjithashtu saktësisht për ato që ju referoheni.”
Më parë, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha që Ankaraja dëshiron që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë raketa Patriot në Turqi për të mbështetur në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib.
Cavusoglu e bëri komentin para gazetarëve të Shtunën në kryeqytetin e Katarit Doha pas një takimi me sekretarin e shtetit të SHBA Mike Pompeo.
Sulmet e forcave të regjimit sirian vranë 55 ushtarë turq këtë muaj në Idlib.
Presidenti Erdogan ka kërcënuar të shtyjë forcat siriane nëse nuk tërhiqen në linjat e paracaktuara deri në 29 shkurt të mesnatës.










