Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka përsëritur sërish se u ka dhënë fund shtatë luftërave gjatë mandatit të tij të dytë.
Trump para OKB-së të martën tha se njerëzit i kishin thënë se këto konflikte ishin “të pafundme”.
Ai shtoi se konfliktet midis Kamboxhias dhe Tajlandës; Kosovës dhe Serbisë; Pakistanit dhe Indisë; Izraelit dhe Iranit; Egjiptit dhe Etiopisë; Armenisë dhe Azerbajxhanit; dhe “luftën e egër dhe të dhunshme” midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës.
“Luftërat” që ai renditi ishin midis: Izraelit dhe Iranit, Pakistanit dhe Indisë, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos (RDK), Tajlandës dhe Kamboxhias, Armenisë dhe Azerbajxhanit, Egjiptit dhe Etiopisë dhe Serbisë dhe Kosovës”, tha Trump.
Ndër të tjera ai tha se asnjë president tjetër nuk ka “bërë kurrë diçka të ngjashme”. /21Media